Çaste poetike me poeten; Miranda Troci DERTI

Sofra e nënës!
—————————-
Bir i nënës e di që je unët.
Se kurbetçarit zoti ia din punët.
Fërkon sytë që i djegin një sahat para sabahit.
As gjumin e natës se bën kurrë të hajrit.
Kocijt dhëmbë prej lodhje e punës së rëndë.
Djersës që kullon shpinës në shi e në vapë.
Për një bukë nëne shpirti m.qanë në kurbet.
Kafshatën hekë nga goja unët kurrë s.kam mbetë..
Ajo sofra e nënës e buka e saj e ngrohtë.
Ajo hante thërrimet pasi ne të ishim ngopë.
Ajo fundin e tenxheres e shpraste në sofër.
Veten kurrë se llogariste që ne të mos na mungonte..
Barku i saj bosh ne të ishim të ngijmë.
Shtrëngonte poshterkën e heshtur e uritur.
Lodhja e shëndeti saj për ne s.ishte diskutim.
Ai mundë i saj për ne ishte bekim..
Larguam u humbëm të jetojmë më mirë.
Nënat i braktisëm pa menduar pa mëshirë.
Gjithë mundin e saj iua kthyem në lot e dhembshuri.
Mallkimin e tyre do na ndjekë në përjetësi..
Unët jam moj nanë për atë bukën tënde të ngrohtë.
Botës përvëluar me mallë e me lotë.
Sofra e nanës s.më mbajti pa ditë e pa shpresë.
E buka e huaj nuk hahet për besë.
/QendraPress/