Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

PARAJA

————————

Paraja, eshte flakë që s’ngop asnjë shpirt,

ndrit si yll, por djeg si ferr i fshehtë,

Në dorë të ndershme, bëhet dritë,

në dorë të etur, shndërrohet në mallkim te shkretë.

Ajo blen shtëpi, por jo paqe,

blen shtrat, por gjumin s’e gjen dot.

Blen rroba, por jo dinjitet,

blen fjalë, por jo dashuri në zot.

Sa zemra janë humbur për një grusht leter e metal,

sa miqësi janë shitur nën buzëqeshje fals ,

Paraja, idhull i kohës moderne,

mbretëreshë e botës që vret me ngadalë.

Por, kur përdoret me shpirt të pastër,

ajo bëhet urë,e jo mur.

Në duar të mira lind shpresë,

në duar të këqija

eshte mallkim i sigurte..!

M.Lipo Dhjetor 2025..

/QendraPress/