Çaste poetike me poeten;-Mirlinda KOXHA

DROMCA MALLI
—————————-
I vura dromcat e mallit nën jastëk
që të ndjell në ëndrra
Ti noton në kupën e qiellit
natën
Me dromcat e mia i veshur e djeg mallin
sonte mban hënën në gjoks
Bashkë me një tufë yjesh të përgjakur
Vetem nëpër ëndrra arratisemi
me dromcat e mallit
Takohemi për të zhveshur këmishën
Me pluhur harrese
Autore; Mirlinda Koxha
/QendraPress/