Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

Karafili i çelur nën gur :
—————————
Nën gur të ftohtë, në qoshe harrimi,
Çeli një lule me ngjyrat e tua,
Si nata me hanë , e fllad agimi,
E heshtur, por plot ngjyra që dua.
Askush s’e dinte lulja ku u zhduk,
Që iku pa shenjë,e iku pa gjurmë,
Por zemra ime, si toka në muzg,
E ndjeu se lulja ishe ti –nën gur.
Ti çele aty ku s’kishte as pranverë,
Mes gurësh, mes ditësh të thara,
Dhe unë, si shtegtar pa shteg pa udhë,
të gjeta pa shpresë, mbuluar me gur.
Dhe tani kur fryn era, kur bie një shi,
Më vjen aroma jote si mall i vonuar…
Karafil nën gur, si ti s’ka njeri –
E heshtur, e ëmbël..zemrën ma ke pushtuar.
/QendraPress/