Çaste poetike me poeten;-Mirushe H.MUSA

Me vite nuk kishte Pranvera:

—————————————–

Rruga ime nuk ishte livadh me lule,

Ishte e shtruar edhe me gjemba,

Herë pas here, mjegullë e errët,

E sa shumë vite nuk kishte pranvera.

Natë tetori pranë oxhakut ndezur,

Akrepat e orës nuk ndalonin kohën,

Perdja valvitej nëper xhamin e saj ,

Unë e prisja shiun që me të të qaj.

Rrugëve të botës fati larg me pruri,

Si degë e njomë u këputa nga trungu,

U shkëputa nga familja me lot në sy,

Deren e shtëpisë e mbylla me dry.

Një copë buke më dha nëna loke,

Në valixhen time e mora me veti,

Poemën e mjerimit prej Migjenit .

U nisa rrugëve të hidhura të kurbetit.

Natë e frikshme, kush se dinte fundin,

Vuatja, jo, s’kishte mbarim,

Në atë furtunë të egër të asaj vjeshte,

Udhëve të botes ,rrugë e pa kthim.

Kaluan javët , muajt u bënë vjet,

Flokët e zeza, u bënë argjend ,

Sa larg jemi, ndarë e shpërndarë,

Nëpër botë si zogjtë shtegëtarë.

/QendraPress/