Çaste poetike me poeten:-Mirushe MUSA

Bilbilat e Shqipërisë sime
——————————–
Kur vijnë bilbilat nga Shqipëria,
Mirë ua njoh zërin e artë t’këndimit.
Këngët e tyre kanë ngjyra tjera,
që kanë pirë ujë të Bunës dhe Drinit.
Me flatratë e arta me ngjyra ylberi,
Kanë foletë në thepat të shkelzenit.
U njoh zërin e ëmbël si fyell i kohës,
Kanë pirë ujë të Erzenit dhe Vjosës .
Më kujtojnë rininë time mëngjesore,
Me këngë më zgjonin si akrepa ore.
Janë urë lidhëse kurbet – vendlindje,
Me këngë më sjellin një copë Shqipërie
/QendraPress/