Çaste poetike me poeten;-Nasia XHEMALAJ

JETA ËSHTË E ËMBËL.
—————————–
E fyejm jetën prej barrës së rëndë,
Vrapojmë me ngarkesën e saj,
Rrëzohemi dhe ngrihemi,
Për disa frytet të florinjta i bënë,
Dhe për të tjerë s’prodhon të lagin as fytin.
E fyejm jetën ,kur halli lak na bëhet në grykë,
Dhe shajmë në siklet, shpesh herë :-Jetë e ndyrë,
I skuqen faqet si shega kur piqet,
Fort e shtrydhim dhe lëngun ja pimë.