Çaste poetike me poeten;-Natasha LIMAJ

Ç’DO NJERIU
————————–
O ti… dielli, mbas shiut,
Ç’më jep, gjëndje pa shpjegim,
Pikëzat i bën, smeralde,
Lektisje, për syrin tim!…
Rifreskëzim , për çdo grimcë,
Rrezet e tua, si ari…
Dorë e ngrohtë ,mbi universin,
Ylber dhe një fijez, bari!…
Sypangopur , me vështrimin,
Ty , o top zjarri, mbas shiut,
Jo veç mua , kjo uritje,
Besoj , ndodhur çdo njeriu?!…
/QendraPress/