Çaste poetike me poeten;-Natyra MAVRAJ

Kur përplaset shpirti

————————————

Mungesa jote ma torturon shpirtin.

 Pse të mëson aq shumë të duash,

 por kurrë s’të mëson me mungesën tënde?

Vazhdon ta duash edhe më shumë,

asnjëherë më pak.

Vuan,

qan, përplasesh me shpirtin tënd të mjerë.

Kërkon ndihmë, por nuk gjen.

 Lutesh në çdo cep, në çdo natë…

 Ëndrra bëhet edhe më e gjallë.

Kthehu në përqafimin tënd…

Aty ku frymë marrim të dy,

 në krahët e asaj të marres çmendurisht,

të brishtës, që dashuron dhe do pa kufi…

 /QendraPress/