Çaste poetike me poeten:-Natyra MAVRAJ

Ka heshtje që gjykojnë

———————————

më shumë se fjalët.

Kur flas për dashurinë,

 nuk është zhurma që më tremb,

por sytë që nuk e kanë parë

kurrë dritën e saj.

Ata që e kanë ndjerë deri në palc,

që dinë të qeshin pa maskë

dhe të japin pa matje,

 nuk kanë kohë për gjykim –

sepse zemra e tyre

është e zënë me dhënie.

Gjykimi lind aty ku mungesa rritet,

 aty ku shpirti s’e ka shijuar

 kurrë ëmbëlsinë, vetëm etjen.

Dashuria nuk njeh njëkahëshin:

ajo nuk pranon të jetë vetëm

 dorë që merr.

 Është rrugë me dy drejtime,

 monedhë që qarkullon vetëm

kur ndjenja, respekti dhe mirënjohja

 janë gdhendur në të dy anët e saj.

/QendraPress/