Çaste poetike me poeten;-Naxhije GASHANI

MONOLOG MËRGIMTARI

———————–

Bashkë me verën ikim ne

asnjë rrezedielli s’e marrim

me vete

i lëmë këtu

të mos na ngrijnë

strehët

edhe ashtu ne ngrijmë

tërë vitin e lum

me sytë kah dielli i huaj

Diell që qeshën

kur na sheh

kërrusur

tek vizatojmë rërës

ëndrrën tonë të kthimit /QendraPress/