Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA

HIJE DASHURIE
——————–
Një hije dashurie
po më dridh
e unë si gjethe po bie
derisa ti po më ngrit.
Përpara hijes
mund ta zgjatësh dorën
në gojën e heshtjes
të përkryesh ëndërrën.
Cila hije mund të digjet
në udhën e trenit
ajo edhe pse hiqet zvarrë
pushtohet nga shpirti i ndjenjës.
Kur flas me yjet
i thyej të gjitha prangat
unë s’mund ta humb rrugën
se hija e zjarrtë më vie nga parajsa.
Koha nuk mund ta prek
lirinë e saj
sikur unë mos të jem nesër
hija e dashurisë do të flas.
/QendraPress/