Çaste poetike me poeten:-Nexha REÇICA

HESHTJA MË BËHET FJALË

—————————————

Mos mbaj në mua mëri

fati nganjëherë flet me zë

për të mos dëgjuar

klithjet e shpirtit

që në heshtje rri.

Të të dehë

e të mbështjell gjarpëruar

atëherë kur të zë në befasi

dhe kur thyen gëzhojën

të të prek në cipë

e ta prish heshtjen.

Andaj,

mos mbaj mëri

në mes dallgësh të trazuara

që në grusht mban

plagën time të re.

/QendraPress/