Çaste poetike me poeten:-Nexhi BAUSHI

A i pe!

—————–

A të kujtohet,

kur muzgu po afrohej

dhe retë e lilta

lundronin lehtë

mbi valët e liqenit?

A i pe,

foletë e qelqtë të syve te mi,

kur lotë të kripura mbushën kupën

dhe u tretën shpirtit?

Dhe u derdhën,

dhe u thanë,

dhe u mbyllën ,

dhe nuk u zgjuan më!

NB,18 Dhjetor 2025

/QendraPress/