Çaste poetike me poeten;-Nita BARDHI

Ëndërrim
————————
Po pluskoja.
Përveç mendimeve,
gjë tjetër s’bënte zë.
Arrita aty
ku mësova se me e dashtë vetveten
nuk është mëkat
dhe se vetvetja nuk është një.
Lash rrafshin astral
e u nisa andej
ku vetëm dritë-shpresat i ndritnin fatet.
Kur u zgjova në mëngjes
kuptova se gjumi m’kishte larë mëkatet
/QendraPress/