Çaste poetike me poeten:-Prena PRENDI

Kërkomëni sa jam…!
—————————
Mos pyesni pasi në atë botë të kem ikur
asgjë mos rrëmoni të gjeni.
Atë ditë kur shpirti të jetë fikur,
lotët s’kanë vlerë,janë krokodili.
Dergjem në shtrat sakatos trupi,
afër s’mu gjende ti…!
Me bukën bashkë,kapërdi është turpi,
largohu ,s’të vjen era njeri !
Fjala,këshilla nuk zunë vend,
era nga fryni i mori .
Nëse në jetë ato nuk ke gdhend,
më vonë kot më kërkoni.
Në Hysen e madhe as të vogël,
mos u ngatërroni.
Sa jam ,mos më trajtoni si lodër,
një ditë do më kujtoni.
Kërkomëni sa jam ,sa kam këmbë e dorë,
të qeshim bashkë.
Ejani,mblidhuni,sa nuk është vonë,
s’është thjeshtê fjalë”me dashtë”.
/QendraPress/