Çaste poetike me poeten;-Principesa SOFIA

Mungon…

—————————-

Jeta bëhet e rëndë si gurë,

kur brenda shpirtit fryn një erë e ftohtë,

kur çdo ngrohtësi është larguar

dhe zemra, e vetmuar, rënkon nën peshën e kujtimeve.

Mungon…

Mungon në çdo frymëmarrje,

në çdo çast që hesht,

në çdo këngë që nuk ka më tingullin e zërit tënd.

Edhe fëshfërima e erës duket sikur të kërkon.

Pa ty, çdo gjë duket e zbrazët.

Mendimi se nuk je aty pranë më tremb,

më ngrin gjakun në damarë.

Edhe kur jam mes turmash,

jam vetëm…

Vetëm me hijen e mallit tim për ty.

Nuk ka më shtrat që ngroh shpirtin tim,

nuk ka më duar që më mbajnë si dikur.

Qaj në heshtje,

sepse natët janë bërë tepër të gjata,

dhe gjumi,

ah gjumi…

ka marrë me vete prehjen time.

Ti je gjumi im,

buzëqeshja ime,

gëzimi im,

fryma ime.

Je dashuria dhe shpresa ime,

je çdo mendim, çdo vështrim, çdo lot.

Ti di të duash si askush tjetër.

Di të më flasësh edhe pa fjalë,

të më kuptosh vetëm me një shikim,

të më kujdesesh kur bota më ka harruar.

Edhe kur unë, me arrogancë,

fsheh frikën dhe mërzinë time,

ti depërton brenda meje

si një rreze drite në errësirë.

Ti je ai që fal,

që mbron,

që vlerëson dhe mbi të gjitha respekton.

Dhe kjo të bën të meritosh çdo gjë.

Sepse kush di të dashurojë vërtet…

fiton gjithmonë.

Sot,

në çdo qelizë të trupit tim,

në çdo tingull të zemrës sime,

në çdo frymë që marr…

ndjej vetëm një gjë:

Ti mungon.

/QendraPress/