Çaste poetike me poeten:-Principesa SOFIA

Me shiun do të vij,
——————————-
e në flokë do të të ulem pa zhurmë,
si lutje që s’guxon të flitet.
Do të rrëshqas mbi qerpikët e tu të lodhur,
do të përplasem në fytyrën tënde
si pikë malli që s’gjeti strehë,
e mbi buzë do të ndalem…
jo si shi,
por si puthje që kthehet pas shumë netësh.
Me shiun do të vij,
në xham do të të trokas,
jo për të hyrë,
por për të kujtuar se kam qenë.
Aty me ty.
Me buzët e mia,
Te them fjalën ,që e mbajta në gjoks penge.
Do le frymën qe su tha kurre.
Kur nata nga zhurma gjumin ta vjedhe ,
kur zemra të rrahë pa arsye,
në errësirën e dhomës
do të shfaqet
Imazhi im…
ashtu siç më mbajte mend.
Do të kesh frikë t’i mbyllësh sytë,
Nga errësira JO,
por nga largimi im ….
Do të pyesësh veten,
nëse je zgjuar apo në ëndërr,
dhe do të lutesh në heshtje,
që ky shi të mos mbarojë,
sepse vetëm nën shi
unë ..vij ende tek ti.
Me shiun do të vij,
kur ti të ndihesh bosh,
kur bota të rëndojë mbi supe.
Do të vij si kujtim që djeg,
si mungesë që s’pranon kohë.
Do të ulem pranë teje pa u parë,
pa u ndjerë do te te perqafoj,
para se të më thërrasësh.
Une do shkoj..
Me shiun do të vij,
me erën do të largohem.
Në buzë do të të lë,
puthjen time pa ngjyrë,
atë që s’e merr askush tjetër.
Imazhin tim do ta kërkosh kur të zgjohesh,
në pasqyrë, në gotë, në rrugë,
por shiu mbi xham
do të ketë
fytyrën time.
Aty…
në një poezi të përmalluar,
ku çdo varg pikon mungesë,
titulli je Ti,
vargjet janë gjithçka që s’thamë,
Dhe tre pikat e fundit…
jam Unë —
që vij vetëm me shi,,
dhe iki pa lënë gjurmë.
/QendraPress/