Çaste poetike me poeten;-Qaze DEMKO

Ti ,o miku im…

——————————

që më buzëqesh në fytyrë dhe më vret pas shpine.

Që më flet me dashuri,por në zemër mbjell pabesi.

Që më shtrengon dorën,ndërsa më shtyn drejt gremines.

Ti që më quan tënden,

por gëzohesh kur më sheh të rrëzuar.

Që qan me mua sa për sy e faqe,

e feston larg ,në heshtje,humbjen time.

Mos harro një gjë:

Plagët që vijnë na “miqtë”dhembin më shumë,

por shërohen më fort.

E un kur ngrihem,

ti mbetesh aty ku je-

me buzëqeshjen false dhe shpirtin bosh..

/QendraPress/