Çaste poetike me poeten;- Qaze Demko MYFTARAGO

MALI I SHENJTË I TOMORRIT

————————————-

Në Tomorr tē lartë,ku retë prekin qiellin,

Teqeja e Abaz Aliut ndrit si diell;

Gjurmët e kalit,gurët me shenjë të vjetër,

Historia flet heshtur, besimi bëhet letër.

Besimtarët ngjiten me shpirt e me lot,

Fli kurbani ,qirinj,betime pa zē me zemer të plot;

Teqeja e Kulmakut-shenjtorja e maleve,

Kthesat i qajnë shpirtërat,lutjet mbi gurët rrjedhin si vallet.

Në gusht fryn era,borzilok e trëndelinë,

Shpirtërat të ndryshëm bashkohen në njē shteg te ndrit;

Këtu ndalet koha,toka e qielli bëhet një,

Mali dëgjon lutje,Abaz Aliu ndjehet

aty si fryma hynore që s shuhet më.

Tomorri nuk ësht thjesht shkëmb a lis,

Është besë,është ndjes ,është drit dhe sakrificë;

Kush ngjitet në majë,e kupton në shpirtin e vet,

Se ky vënd ësht tempull,jo vetëm mal,por bekim për jet.

Abaz Aliu ,i biri i Aliut,ka ardhur në këtë mal,

Për të shpëtuar Shqipërinë nga pushues të huaj;

Me kalë të bardhë ,ai ka kaluar male e lumenj,

Duke sjellë dritë shpres dhe paqe për njerzit e ketij vëndi.

QAZE DEMKO

/QendraPress/