Çaste poetike me poeten;-Rabije BERISHA

Çaste poetike me poeten;-Rabije BERISHA

Eja

_________

Të thërras me mallin në gji

Eja, eja në qytetin tim

Hijen tënde e pres te lum Bardhi

Ujëvara të na puth e ne të qeshim me zë

Malet e  Rugovës të na përqafojnë

Me flladin e  erës ledhatimet ti ndiejmë

T’i cakrojmë gotat e të dehemi me dashuri

Eja ,Peja të pret si engjullin e sajë

Të presim bashke me mua

Ti shetisin bulevardet

ku jehojnë emrat tonë

Nën hënën e pa gjumë

Ku hijet tona shkrujanë elegji

Eja  ,ej te shkojme  te burimi

I Drinit të Bardhë për dashurinë e pafund

Ti harrojmë hallet e jetës

Me hënën dëshmitare dhe ujin e bardhë

Që jetës ti japin frymën e dashurisë

Dhe emrin e madhështisë

Eja, se emrat tanë jehojne ende

Si pushkë e gjatë e besës

/QendraPress/