Çaste poetike me poeten;-Rabije Bytyçi

ÇASTI ËSHTË LULE!

—————————————

E bardha, e kuqja, bëjnë paqe, dashuri,

Zoti është me ne, në çdo mrekulli!

Kurora me lule, përsëri të kuqe, të bardha,

Kjo botë është ekuacion. është magji, më shumë se fantazi!

Çasti është lule, është pranverë,

Pastaj është liri, qershor më vjen keq për ty!

E shkuara përpëlitet n’kujtesë, vjen drejt teje,

Plot pasion, pa fjalë, në heshtje vjen drejt meje!

Ajo kohë bën kopertinë malli, bën shekull,

kullon fjalë, s’është gjuhë, por është zjarr!

/www.QendraPress.com/