Çaste poetike me poeten;-Rabije BYTYÇI

KËTU PAK KUSH MBAN PËRGJEGJËSI, O NJERI!
———————————————–
Rreth e rreth interes, sofra diku plot,
diku bosh, diku mish, diku përshesh,
u bëmë horr, dolëm n’shesh!
Burokracia me ushqim diete,
pjesa tjetër hanë pula Brazili,
konserva nga moti i vjetër ha,
ngopu, kemi një jetë tjetër!
Bossi ha domate n’pikë dimri,
plakut nuk i mjafton pensioni,
një ditë të vetme nuk gjen qetësi,
të shkretit, të mjerit i rritet tensioni!
Dikush ushqehet me porosi, pemë,
perime të cilësisë së lartë,
këtu pak kush mban përgjegjësi,
nuk jetohet me zor, o njeri!
/QendraPress/