Çaste poetike me poeten;- Raimonda BRAHA

Mirë se erdhe Mars !

—————————-

Po këndon bilbili

si nga hera tjera ,

erdhi Marsi i bukur

me të dhe pranvera …

Pranvera e bukur plot freski

manushaqja ngriti kokën ,

në ferrë për të uruar …

Mirë se erdhe pranverë ….!

Marsi i bukur ,ti plot ngjyra

Njerëzve ju qesh fytyra

Në çdo votër e shtëpi

Ti sjell gëzim e lumturi …

Je e buzëqeshur nga natyra

lule ,festa ,ngjyra plot

7 -8 Marsin se harrojme dot

Se jane festa te shenjta,

plot jete ,e gjallëri …

Mirë se erdhe Mars i solle plot lavdi …

Ti erdhe na gëzove jetën gjallërove ..

Ndez gjakun e ri ….

pranvere plot hijeshi, djem e vajza kane mbush qytetin …

Ngjan si kopsht me lule parajse ,

e vërtet se pa rininë ,

nuk ka fare jetë …edhe pranvera është e zbehtë …

Falemderit Mars

Dimrin e lamë pas …

I eger i vështirë ca ditë na i mori

me hir e pahir !

Mars i bukur e i ngrohtë ,

edhe pleqtë i zgjove sot ..

U qesh fytyra nga gëzimi

Si rreze dielli ,në syte e tyre me rrudha

Ndihet shkëlqimi …

Sa bukur dhe melodia …

kanarina që në mëngjes …

me këngën e saj tē bukur,

nga gjumi më zgjon

Zgjohuni me agimin ,që vesë pikon

Ditën e verës të festojmë …

Si nga hera tjera ,njeri-tjetrin të urojmë …

…dhe lule të mbledhim, pa mbarim

është veshur vendi gjelbërim,

shëndet e shpresë , dashuri jetës t’i sjellim …veç gëzim ….

Pas stinëve të jetës rendim …

/QendraPress.com/