Çaste poetike me poeten;-Raimonda BRAHA

Pena ime …

————

Pena ime s’hedh thjesht varg mbi letër,

Ajo klith me zë të heshtur,

Nuk janë shkronja të zeza në fletë,

Janë lot që pikojnë nga plagët e shpirtit ,

“Si vdekja e Nositit “

Vargu im s’është bojë mbi letër të bardhë,

Është mall e dhimbje që digjet nën lëkurë si zjarr …

dashuri qe kurrë nuk ndal …

Një zemër që qan për paqe e drejtësi ..

.ështē thirrje e heshtur …

ku tingellon si kembanë …

Rreshtat e mi s’janë fjalë të renditura,

Janë amanet, janë thirrje për gjithë botën,

Në secilën fjalë është një zemër që vuan,

Një nënë që lutet me lot si kristal..

.për femijet e saj …

Si boja që pikon mbi letrën e bardhë,

Zemra rrjedh gjak ,

çdo germë është plagë,

Zemra e nënës lutet për evladë …

Ndaj kur të lexosh, lexo me kujdes

Në çdo rresht ka dritë dhe shpresë,

Ka britma që s’dëgjohen me vesh,

Ka një shpirt që kërkon përqafim në heshtje.

Pena ime s’është e zakonshme,

Ajo përzihet me gjak dhe me lot,

S’tregon thjesht fjalë,

por shpërthen si rrufe,

dhe miresi përcjell si nje ylber nëpër botë …

Pena ime nuk shkruan veç germa e sema

por poezi qe ti ndjen zemra …

Janë vargje shpirti ,ku çdo varg ështe zë

per drejtësi ,protestë për çdo femi …

Lutje e thirrje për paqe e mirësi …

/QendraPress/