Çaste poetike me poeten;-Raimonda BRAHA

Eh, si të copëtuan, Shqipëri !
——————————————
Në gjoksin e ndarë, gjaku rrjedh i heshtur,
Si lumi që s’e gjen dot më detin,
Në çdo cep ku shqipja tingëllon e tretur,
Kujtimet rrinë si hije mbi shpatulla ,
të rënda
Dhe loti bëhet flamur në errësirë.
Fjalët na janë tharë si degët në dimër,
Në sytë e larguar s’ka më shkëlqim.
Gjuhët e huaja si borë mbi timbrin ,
E fjala “atdhe” tingëllon si trishtim,
Si këngë pa melodi, pa ritëm.
Në sofrat e huaja na thërret malli,
Por kurrë s’na ngop buka e ndarjes.
Si zogjtë pa fole e pa degë në pemë ,
Na përplas koha nëpër brigje të ftohta,
Ku emri ynë është veç zhurmë e harruar.
Në arat ku dikur shqipja fliste,
Sot hesht një hije që s’ka më zë.
Aty ku pushka ngrinte flamurin krenar,
⁸Tani heshtja bie si mjegull mbi dhe,
E fjala “Shqipëri” pëshpëritet me druajtje.
Por shpresa s’vdes, si rrënjë në gur,
E frymon edhe nën baltë të huaj.
Një ditë do zgjohet toka prej gjumit,
Si nënë që përqafon fëmijën e saj,
Dhe shqipja do këndojë, sërish, e lirë,
plot nur e lavdit ne të tonën ILIRI .