Çaste poetike me poeten:-Rajmonda BRAHA

Buzëqeshi jetës …

—————————————-

Buzëqeshi ndjenjës

edhe pse ajo është kapriçoze …

Buzëqeshi diellit

e me rrezet e tij të të ngrohi shpirtin …

Buzëqesh dhe kur e mërzitur je …

Netëve me hënë ,

yjet vallëzojnë me mendimet e tua …

ndaj buzëqesh e jetës thuaj të dua …

Buzëqesh mëngjeseve të arta ku vesa pikon dashuri …

Ti si lozonjare vallëzo edhe pse zemra jote gjak pikon ….

Buzëqeshi ëndërrës ,

edhe jeto çastet më të bukura …

Lutu bëji realitet …

Buzëqesh me qiellin,

edhe pse përmbysur me ngjyra gri ,

kur shiu vjen me rrebesh …

Përsëri merr frymë thellë e buzëqesh …

/QendraPress/