Çaste poetike me poeten;-Rajmonda BRAHA

SHTEGTAR NË FOLENË TIME …
—————————————
E shtrydha mallin rrugëve të panjohura ..
E kapërdiva çdo ditë dhimbjen,
si të fundit gotë ..
Frymoj me shpresën e pashtershme ,
qê një ditë të gdhihem në atdhe …
Sa herë mendoj ,në shpirt më gulçon
dashuria për shtëpizën e vjetër …
Një ditar me vete ,histori e shtrenjtë e paprekur ..
Për malet e larta ku i qëndrojnë stoikë kohës
e hijerënde i shoh ,si në legjenda ..
Gurra me ujë të ftohtë ,
qe buron pa pushim …
Me atë ujë ujitëm jetën ,
e sot zhurmon zhgënjim ….
Gjallëria zbehur ndër vite …
nuk po njoh më vendin tim ,
As rrugicat s’me njohin ,mua …
Ato rrugica fort i dua …
Sa e rëndë qenka te jesh e huaj në shtëpi ..
Brezat kane kaluar ,s’të njeh më njeri ..
E shtegtar ngela përsëri ….
Çdo ditë kapërdij dhimbjen si të fundit gotë ..
Kur mendoj vendlindjen ,
nga sytë me rrjedhin lot…
Shtegtar në folenë time ..
Ngela dje dhe sot …
/QendraPress/