Çaste poetike me poeten;-Rajmonda MALECKA
Besim Adem Ndrecaj
—————————
Ka një dekadë që keni ikur o djem Kosove,
E qosh më qosh trojeve po iu shkoni të gjithë,
Aty ku mijra vjet u fol shqip e buk shqiptarisht u shtrua,
Kuvend të gjatë me burrat e dheut kemi për ditë.
Ka një dekadë që qiejve shqiptarë djem Kosove,
E gjithë shtëpitë e shqiponjave, bujtina i bëtë me radhë,
Bujtinarët e qindvjetëve të fundit aty presin,
E trimëritë nëpër mbrëmje rrëfeni me radhë.
E si zogjtë e saj që shqipja ime me gjak e zemër,
Ushqim për të gjithë trimat mbrëmje bie,
A thue nuk u ngopët djem Kosove me bollëkun e këngëve,
Që ndonjë mëngjes të hidhni ca gjumë syve.
Se jetën tonë e kemi merak, këtë e dimë ne,
Për jetën tuaj nëpër qiej e male dhimbja nà zë,
Ka mote kur hasmi na i vrau gratë e fëmijët,
Qielli si një nanë e dhimbshme duart mbi sy i vë.
Se sytë e fëmijëve të djepit i deshët më shumë se sytë tuaj,
Këtë e dimë të gjithë ne të gjallët, që në idealin tuaj betohemi,
Po ama fëmijët ju kërkojnë, e lule duan të ju falin,
A thue dhe për këtë të na vini nuk doni?!
Se kullat bujare ngritë me vullnet të shekujve,
I duhet fort e në nderë gjaku e fisi i ruajtët ata,
E dimë dhe këtë ju trëndafilat e kopështit të lirisë,
Dilni në një cep të qiellit dhe ne juve me u pa.
Apo i beso zënit tonë të dridhur Besim Ndreca,
Apo akoma për me e pa Kosovën e lirë je i lëndua,
Të betohemi në betimin tënd prej burri e besëtari,
Na beso, Kosova ashtë “mbytë” në dritë e asht çlirue…
T’i kemi mbledhë shokët shpërndarë në male fusha e zalle,
T’i kemi mbledhë plagët e tyne në beteja lanë,
T’i kemi mbledhë amanetet, andërrat, relikte,
N’baladën e dhimbshme të lirisë, po ua ruajnë zanë.
/www.QendraPress.com/