Çaste poetike me poeten:-Rajmonda MARA

Ajër pa zë…!

———————–

Ndonjëherë ,

mbetet trishtimi,

nuk ikën…

Edhe kur agimi bije lehtë

mbi qerpikë si pendë zogu

e drita e mëngjesit të prek,

duke të fshirë buzëqeshjen

si shiu që fshin nga rëra gjurmët…

Dhe klith shpirti ,

jo me fjalë, por me ajër,

ajër pa zë, si një frymë

që vdes para se të lindë…

Dhe e di pse ?

Mëson se rrethohesh

me buzëqeshje fallco,

me libra nëpër duar,

por baltë nëpër shpirt,

Të veshur me kulturë

si pallto dimri,

ndërsa shpirti ?

u vjen erë,

një erë e rëndë,

që s’fshihet

as nga parfumi i fjalëve…

Eh …Këta njohën perversin,

i dhanë dorën,

i ngritën gotën,

pastaj vinë

duke u shtirur si engjëj që

s’kanë prekur kurrë ferrin…

Por brenda tyre rreh një dhelpër ,

ajo që s’e arrin rrushin,

e quan të papjekur hahahah ,

madje dhe pa kulturë,

Por sa keq ,

të quajnë të errët kush

nuk mund të prek një shpirt të pastër

kur bota përreth është pis,

Dhe e di ? sepse dritën e

duan veç për ta shuar …!

Ndaj të

qëndrosh si një frymë

në mes të stuhisë,

është kaq bukur ,

thjesht ajër ,

Si një Ajër pa zë….

/QendraPress/