Çaste poetike me poeten;-Rajmonda MELECKA

Trëndafili i kuq

————————–

Në mes të heshtjes lindi ngadalë,

me petale gjaku, me zemër zjarr,

trëndafili i kuq, mbret pa fjalë,

që dashninë e thotë pa zë, pa varg.

Nuk flet, po flet më shumë se loti,

me erën që lëkund kujtime t’humbuna,

me gjembat që kujtojnë se dashnia,

asht e bukur, por s’vjen pa dhimbje n’rrugë.

E qetë asht lulja, po s’asht e thjeshtë,

çdo petal mban nji puthje që s’u dha kurrë,

çdo aromë — nji kujtim që vjen si shpresë,

çdo gjemb — nji plagë që të mëson me duru.

Preke me zemër, jo me dorë,

se trëndafili s’asht lule që rritet për kot,

asht lutje e ndjenjës që s’guxon me folë,

asht fjala e fundit që s’u tha dot.

/QendraPress