Çaste poetike me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVANI

Të desha
——————–
Në ëndrra më rrije,
Vije vegimrrallë,
Të desha me shpirt
E zemër të dëlirë,
Betimet që i bëja
Nga dashuri e marrë,
U bëfshin hi
Nga kujtimet
Njëherë e mirë!
Ju vite dashurore,
Të kohës rinore,
S’i nuk ju harruaka
Ky shpirt i shkretë,
Më vini në ca çaste,
Me ngacmime mizore,
Mos më ardhshi më,
Më lini të qetë.
Shpirt im i gjorë
Mos kthe kokën andejza,
Plagë do hapësh
Do ndjesh dhimbje,
Ç’i dua kujtimet
Kur tronditin ëndërrzezat,
Dua të jetoj
Në paqe,
Shkofshi në gremisje!
/QendraPress/