Çaste poetike me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVANI

Mëndsh, do të më luash??
————————————
Mos mu tund se më prish mëndjen,
Mos më vështro se më shton dhëmbjen,
Mos më qesh se s’jam në gjëndje,
Ti bëj ballë buzëqeshjes tënde.
Bukuri, ti folmë një fjalë,
Më mbulofsh nën dhė të gjallë,
Ku të vdes, aty ngadalë,
Shpirti i mjerë, për ty të dalë.
Sa kohë s’flasim ne të dy,
Unë i vdekur jam pa ty,
Nis një fjalë të më thuash,
Do të t’bëj që të më duash.
Cicërimë, më sill pranverën,
Dhe parajsës hapja derën,
Folmë, folmë, ç’farë fjalë të duash,
Apo mëndsh do të më luash??…
28/7/2022 Rajmonda Shyta Kolvani
/QendraPress/