Çaste poetike me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVANI

Ç’bukuri

—————————-

Ç’bukuri nëpër lulishte,

Këndon zogu në shelgjishte,

Degë e blirit mbushur fletë,

Reflektuar dridhet lehtë,

Mbi pasqyrë të gjolit qetë.

Gjoli nis fillon bën valë,

Vala varkën tund ngadalë,

Kallamishtes lëvrin mjelma,

Tund e shkund bishtin mërena,

Me pekule tundet resnja.

Flori shkrirë shkëlqen qielli,

Rri gjith ditën ndezur dielli,

Pret sa mbrëmja të arrijë,

Hëna me yjet të vijë,

Poradec e gjol të ndrijë.

Përmbi muzgun e magjepsur,

Si në përralla bota tretur,

Ja po duket hënzë e dlirë,

Vrapon ajri erëmirë,

Gjer në Strugë të arrijë.

Lulet flenë kundërmuar,

Flenë pemët flokë shprishur,

Varka fle bregut platitur,

Ndër folera ëndërruar,

Gjumarashët zogj të mitur.

Ç’mallëngjim shpirti më paska,

Me ninulla këndon vala,

Pikëluar dhe pa hala,

Në shtrat të gjolit fle korani,

Midhje vogël bën nani nani.

/QendraPress/