Çaste poetike me poeten:- Rajmonda Shyta KOLVANI

Kur ja puth supet zbuluar
————————————–
Ec me vashën, ajo tundet,
Dekolteja, ç’ja nxjerr supet,
Qafë e bardhë, pistil zambaku,
Ç’më tundon, më ndizet gjaku.
Për rreth qafës, zinxhir floriri,
Pikël loti, një gur zefiri,
Pikël e lotit, ndrit e tundet,
Tinëz gjoksit, shkon e futet.
Dy qershiza, kokën ngrehur,
Poshtë bluzës, rrinë fshehur,
Pikojnë lëng, nga ëmbëlsia,
Kur i nduk me buzët e mia.
Kur i nduk me buzët e mia,
S’di pse shuhem nga dalldia,
Pi parfum dalë prej trupit,
Vasha nis e skuqet turpit.
Skuqet turpit, a skuqet zjarrit,
Që ja ndez me zjarr beqari,
Muzikë zjarri brambullon,
Digjem tretem e mbaroj.
Dhe mbaroj nga lumturia,
Jam bekuar nga Perëndia,
Se si më merr, ky gjak arbuar,
Kur ja puth supet zbuluar!?
/QendraPress/