Çaste poetike me poeten;-Rakela ZOGA

Prej letre!
——————–
Enderoj e gris, nga pak trishtim..
Të shuaj mallin e vjetër në shpirt,
Mbetur kohës endacak, lypsar,
Në rrugët e dhimbjes së trupit tim..
Shpirt leckaman!
Në një copëz të vogël jetë,
Gedhendim dhimbjen.
Në copezen tjetër, veshim trishtim.
Pa dashuri shpirti I njeriut,
Leckaman, pa dritë, pa ngjyrë..
Liria!!
Kurr, po kurr do vije liria?
Mberthyer qan, në mure të bardhë..
I tërheq zvare, hapat e mi,
Lëkunden zbathur nëper shtrat..
Kurr, po kurr do shërohet qielli..
Se toka thonë, do kohë të qeshë.
Mendoj të vij tek ty mes ajrit..
Liria me pranga, s’mund të qeshë..
/QendraPress/