Çaste poetike me poeten:-Rakela ZOGA

Neper ajër!

(Ai vend është bere si plloçat

I ftohte akull)

—————————

Ajrit kemi dhëne përqafim,

Ne atë toke ,ku shiu shpesh ,

Kthehet ne breshër.

Ku rrezet e diellit humbin nèper re,

E tè gjunjëzuara luajnë lojën e vjetër.

Aty ku shtrati i qiellit ,pret merimangat,

Te shkëputura prej tokës, qëndisin heshtjen,

Me duart e arta ndërtojnë rrugè te reja

Jo për avione ,po për me shumè buzëqeshje.

Ajrit i kemi lënë puthjet i dashur,

E dhimbjet te mbërthyera ne shpirt

Nè token e vjetër,

Sa shume është pasuruar me gënjeshtra,

E me azile te ftohta pleqesh.

Ajrit endemi dhe sot ,pa fole ,

Te gjitha ja kemi falur erës,

Presim perëndimin te bjerè atje,

E kuçedrat te mbyten skëterrës!

/QendraPress/