Çaste poetike me poeten: Ramije UKAJ
PËLLUMBAT E MI
———————————-
Shpesh dal para lindjes së diellit
Me zogjtë e Korishës dua të flas
Ndoshta i kanë pa pëllumbat e mi
Që shtegtuan diku larg
Përtej maleve të Kabashit
E di se një ditë ata kthehen
Kur të përmallohen për folenë e tyre
Të cilën e ngritëm bashkë
Me fijet e fatit tonë
Të mbledhura nën ujëvarë
Përnatë një dritë e lë në dritare
Për pëllumbat e mi syshkruar
Të mos i frikësoi terri
Derisa të kthehen në përqafim
Unë i pres krahëhapur.
/wwww.QendraPress.com/