Çaste poetike me poeten;- Remzie Raci REXHBOGAJ

TI ZOGU MËRGIMTAR

Ti erdhe nga larg

Si zog i mërguar

Folenë tënde të fundit

Këtu ke ndërtuar

Në lëndinën tënde

Në kopshtin e përjetshëm

Ti pulëbardha ime

Je duke pushuar

Këtu ku i thuhet atdhe

E dielli i lëshon rrezet e arta

Ku më bukur natën shkëlqen

Si kurorë e çelur rri hëna

Në këtë lëndinë me Ty Erna

E shuan mallin nëna

Këtu ku trëndafilit ende

Pa çelur petalet ju thanë

Në muajin Maj

U shua si vesa në mëngjes

Këtu loti i patretur

Çdo herë do të mbes.

/QendraPress/