Çaste poetike me poeten;- Remzie Raci REXHBOGAJ

DALLGËT E TRAZUARA

—————————————

Sot dallgët e trazuara

U përplasen brigjeve të detit

Anija mbi valë deti përkundet fuqishëm

Dallgët ashpër godasin anijen

Të mbushur përplot dëshira

Dhe ëndrra të bukura

Sa më ngjajnë në dallgët e jetës

Kështu godasin pa mëshirshëm

Mbi jetërat e njerëzimit

Eh, ky trazim dallgësh

Ç`më ka futur në vorbullën e kujtimeve

Por, heshtjen ma thyejnë lotët

Që rrokullisen fytyrës time

Për të ju bashkuar valëve të detit

Për t`u përplasur nga dallgët e trazuara

Godisni ju dallgë të trazuara

Mbi shpirtin e plagosur për vdekje

Se drita në fund të tunelit dhe shpresat

Ka kohë që na janë shuar

Janë fundosur bashkë me Titanikun

Ah, sa peshë të rëndë mori me vete Titaniku

Ashtu siç more Ti Erna dëshirat

Dhe ëndrrat tuaja, e bukura ime

Gzimi dhe lumturia ime ikën

Bashkë me Ty e bukura ime

Ikën për të ia liruar vendin trishtimit

Dhembjes, mallit dhe lotit

/QendraPress.com/