Çaste poetike me poeten- Remzie Raci REXHBOGAJ

PAKËZ NDËRGJEGJE
———————————–
Vetëm pakëz ndërgjegje
Dua ta shoh tek njerëzimi
I verbuar nga zilia
E memorieve të djallëzuara
Lirojeni vetëm pakëz vend
Për rrezet e diellit
E në muzgun e natës lerëni
Që Hëna ta derdh shkëlqimin
Duke buzëqeshur
Ju lutem mos shigjetoni
Në kahjen e gabuar
Nga një shpirt i dëlirë si kristali
Hidheni në fundin e detit
Errësirën e shpirtërave të tërbuar
Nga urrejtja
Ushqeheni zemrat e juaja
Me mirësi dhe realitet
Gjerave mos ju jepni kahje
Ashtu siç keni dëshirë vet
Se një ditë e vërteta do të flet.
Qershor,2025 /QendraPres