Çaste poetike me poeten ;Rovena Shuteriqi

Më dehe dhe pikën e fundit të gjakut
——————————————-
Më dehe dhe pikën e fundit të gjakut.
Më bëre të të shoh si perëndi të adhuruar.
Në kupa, plot të mbushura, dashurie,
rrëkëlleja ndjenjat, që dridheshin
si degëzat nga flladi.
E ngopur nga lumturia që shpirtin pushtoi,
u ndera në krahët e tua si të dragoit,
mbështetur mbi gjoksin gufuar nga triumfi,
zemra, zemrën ftonte, në altarin e erosit.
Flisnin veç ndjenjat që u mpinë nga puthjet.
Puthjet e panumërta si gjuhët e një flake.
U dogjën nën zjarrin që vetripërtërihej.
Prushit i frynim tashmë, me buzët zjarrmi.