Çaste poetike me poeten;- Rudina Muharremi BEJA

FRYMË

———————-

Shurdhuese kjo heshtje,

aq sa hapat ia ndjej milingonave në ikje,

zhurmën, myshkut e likeneve,

trishtimin pikës së shiut,

flladin që përkëdhel një narciz të brishtë,

e frymën e Zotit që më zbret në shpirt.

/QendraPress.com/