Çaste poetike me poeten;- Sadbere Gagica SPAHIJA

BIE SHI
——————
Kur bie shi, më duket je pranë,
Kur bie shi,më dridhet shpirti,
Era ma sjell zërin tënd të shuar,
Si një lutje që s’arriti kurrë
Në buzët e mia të.vona të thara.
Më duket je pranë…aq pranë sa fryma
Më lëkund qerpikët e lagur nga nata,
Ti zbrit nga qielli si pikë pendimi,
Si një kujtim që s’fle ,po thir netëve të gjata.
Më shikon drejt qiellit…e unë ngre kokën,
Si fëmijë i humbur që kërkon nënën,
Çdo pikë shiu më bie si prekje jote-
E ftohtë..e dhembshme…e tretur në trenin që zhduket.
Më përqafon …por s’ka krahë më trupi,
Veç era mbështjell shpinën e zbrazët,
Si të më mbajë për herë të fundit,
Para se koha të ndizte një qiri të avashtë.
Dhe.bie shi e qielli qan me mua,
Unë s’kam strehë, s’kam qadër, s’kam zë,
Veç emrin tënd e them nëpër dhimbje ,
Dhe pikat bien …sikur bien për ty e për mua.
Në çdo rrjedhë uji të rrugës së zbrazët
Shoh hapat e tu që ikin pa kthim,
Unë mbetem e shtangur në mes të stuhisë,
Me shpirtin tënd të thyer…në gjysmëmarrshim.
E kur rrufetë çajnë kupën e natës,
Unë ndjej hapat e tu të qetë ,
Si të vije të më mbuloje shpatullat,
Me.një shall drite të bardhë të lehtë.
Kur bie shi …ti bëhesh më afër,
Më.troket në zemër si këngë e vjetër,
E unë s’kam frikë nga stuhitë ,
Se ti më.mban për dore si dikur, në jetë .
/QendraPress/