Çaste poetike me poeten:- Selvete Dervishi -NIMANI

Vazhdo të ëndërrosh

——————————-

Duaje jetën, kurrë mos u ndal,

çdo mëngjes është një fillim i ri.

Ji optimist, edhe kur koha s’pret,

çdo hap përpara është fitore mbi zí.

Bëhu i durueshëm, kur s’ka dritë askund,

se bukuria shpesh lind nga dhimbja.

Një shpirt i mirë ndriçon në heshtje,

aty ku bota e harron mirësinë.

Bëhu i fortë në çdo stinë,

edhe kur rruga nuk shfaq dritë në fund.

Një shpirt i bukur, i qetë në brendësi,

ndez shpresë aty ku s’ka askush.

Vazhdo të ëndërrosh, mos u dorëzo,

edhe kur era fryn kundër teje.

Gjërat më të bukura rriten ngadalë,

në zemra që s’dinë të kenë frik asnjëherë.

Dhe kur lodhesh nga rrugët e gjata,

kujto pse nise udhëtimin tënd:

ëndrrat janë dritë që s’shuhen kurrë

ato mbajnë shpirtin gjallë, deri në fund.

/QendraPress/