Çaste poetike me poeten:-Selvete Dervishi NIMANI

Më fal, o Zot

——————-

Më fal, o Zot, edhe kur lëndova pa qëllim,

Edhe kur gjykova, i verbër në mendim.

Më fal, o Zot, nëse gjelozova pa të drejtë,

Kur zemra ime gaboi, e humbi dritën e shenjtë.

Më fal, o Zot, nëse urreva pa arsye,

Kur shpirti im u mbështoll në mjegull e hije.

Edhe kur bëra gabime, sa grimca në erë,

Ti më dhe falje, më prite me zemër të ndjerë.

Më fal, o Zot, kur inati më verboi,

Kur humba rrugën dhe veten s’e njohë.

Edhe kur nuk të binda siç duhet me besë,

Ti sërish më qëndrove pranë, më dhe shpresë.

Faleminderit, o Zot, për çdo hap që më mësove,

Për çdo rrëzim, ku dorën ma zgjate pa fjalë.

Faleminderit që më dëgjon edhe në heshtje,

E në rrugë të drejtë gjithmonë më udhëzon.

/QendraPress/