Çaste poetike me poeten;-Selvete Dervishi-NIMANI

Jetë dinake
————————
O jetë dinake, që vjedh vitet tona,
pa kuptuar si rrjedh e ikën ora.
Me lojërat e tua je tinzare,
shkon një vit e s’e ndien askush fare.
Sjell të papritura, rëndon mbi njeri,
rrugën ia ndërron pa pyetur njeri.
Kur nesër planon me shpresë e me dritë,
ti e shtyn udhë tjetër, pa mëshirë, pa besim.
Por prapë në zemër një shkëndijë mbetet,
shpresa e gjallë që kurrë nuk vdes.
Edhe pse je dinake, jetë pa mëshirë,
na fal guxim të ecim me shpirt të lirë.
/QendraPress/