Çaste poetike me poeten;- Seti Pezaku VLADI

VIRTUOZI I SKENËS
(Aleksandër Moisiu)
—————————————–
E ku, fjala që mbolle s’u bë trëndafil,
gjurmët ku aktrove s’u bënë ankth i erës,
s’u bënë katër stinët ku jeta gjallëroi
hutim ziliqarësh rrëzuar para vlerës.
Ndriçove Moisi dhe re si ylber
skenave t’magjishme me nure madhështie,
kapele yjesh përkule para teje
gatuar prej dheu e stralli Shqipërie.
Gjoksin shkallmove n’shpirtin hamletian
ngritur tallaz nga tradhëtia që ndesh,
prapësirën e botës as ai s’e ndreqi dot,
iku me dilemën “të jeshë a të mos jesh’!”
@Seti Pezaku Vladi
/QendraPress