Çaste poetike me poeten.Shefqete Gosalci

(Martirëve shqiptarë të të gjitha luftërave Çlirimtare të masakruar në përballje me tre regjime serbe, në ditën e përkujtimit të gjenocidit serb mbi shqiptarët).

NJERËZ TË ZI ME ORIGJINË FERRI

——————————————————

Deri atë ditë mëngjeset i patëm plot dritë

…erdhët ju njerëz të zi me tanksa e Rusi

E na ratë në votër ku nana po më ipte gji

Krijesa të helmta me asgje të veten, ardhur nga askund

Të mbarsura me masakra e krime

Të frikësuara nga liritë

Na e gjymtuat njomësinë, lashtësinë e historinë

Krejt thikat shpirtin na e shpuan

Krejt dhimbjet mbi supe na ranë

Për çikat që na i zhvirgjëruat para babës e botës

Për sytë e bukur të fëmijëve që na i zijtë e i përbitë

Për nanat dhe foshnjet shpuar bajonetash

Dhe gjakun që me dolli e kupa na e pitë

Për bukën e krypën t’shkelun me çizme e të pshtyrë

Për dasmat e Hyjneshave dardane shkuar nuse pa dhëndurë

Thinja i dolën edhe borës kur ua thyt kororën

…deri kur?

Për fëmijët e palindur, fëmijët pleq e ata acareve ngrirë

Për librat e pashkruar, këngët e pakënduara, emrat që kishim planifikuar

Dhe çdo fije bari të pa mbirë

Për andrrat dhe kujtimet tretur honeve të burgjeve ndër shekuj

Shqiptarësh të njomë zemërhekur

Për ushtarët shqiptarë vrarë ditën e mram sallduar nëpër arkivole

Dhe ata që i gjymtuat e hodhët n’bunar

Nga trishtimi shikimi la sytë, iku për t’mos i parë

Ata lule gjaku janë ba matanë

Aroma e tyne frymen ka me jav nxan

Për artefaktet dhe kufomat vjedhur tinëz si e keni traditë

Që ende rrinë zgjuar t’uj pa andërr shtëpitë

Për djersën e baballarëve, arkat e gjysheve dhe stolitë

Për arin e Trepçës që nëpër botë e shpërndatë, e na lat duarthatë

Për gjithçka na vodhët, tjetërsuat e mohuat,

Për Tivarin, Kotlinën, Prapashticën, Grashticën, Mejen, Izbicën…Reçakun

Për hirin e shqiptarëve djegur në furra që nëpër asfalte e shtruat

Me elaboratet shfatosëse dhe masakrat që në Beograd i projektuat

Ti Serbi hijenë trumykur me rrenat tatuazh në ballë, botën t’u e tallë

E ti botë e hutuar ju ke besuar, i pate llastuar

Ju thoje, gëzuar!

Ju satanë, kanibal e mizor, që shkretëruat q’u erdhi në dorë

Edhe andrrat të zeza i keni,

Njerëz të zi me origjinë ferri

Zia juaj ka me ju përbi

Ju gjakpirës të shekullit të abortuar, hijena e langoj

Me krime e masakra u krenuat

Pastaj, Beogradi ju dekoroj?

Për tokën që me terre e keni mbështjellë e për botën që u stërkeq për dreq

Me gjithë këto plagë e varre që tokën kan rëndu

Zot, sa mirë, që s’jemi si ju!

Shqiponja gjoksçarë fluturoj qiellit shqiptar

Klithmë e gjakut buroj nga zemra e tokës

E i tregoj botës

E ti botë e pëdalë shpërlaju me det- lotët shqiptarë

Botë, rrotulloje boshtin tënd mbarë e lidhe nyje kërthizën e zgjidhur sa ende zorrët s’të kan dalë

Botë, të lutem shikohu n’pasqyrë e gjeje një mënyrë t’na shikosh në fytyrë,për gjithë këtë mynxyrë?

Botë e ngatërruar të lutem shfletoje një faqe përtej vetes

Atë të së vërtetës, e jepi shpirt jetës

Botë e civilizuar shkundu fort, rrëzohu, plandosu, në daq edhe fundosu

…dhe zgjohu

Zgjohu ndryshe me liritë në gji

Me traktatet që vet nënshkru i ki

Për një botë tjetër

Me njerëzim të ri.