Çaste poetike me poeten;-Shega CERRIKU

Nata deti dhe hëna..
—————————-
Nata dhe hëna..
Si endacakë të vërtetë..
Hëna loz me detin..
Dhe nata i buzëqesh..
Që të tria bashkë.
Tregojnë anën e bukur të botës..
Lartë në horizont mes yjeve..
Hëna i jep bukuri unike natës.
Ajo shkëlqen dhe thërret ..
Me dritën e saj ndriçon detin..
Sikur duan të thonë kjo
mbrëmje është e jona..
Që të tria bashkë tregojnë
sa vlen kjo jetë..
Hëna na ndriçon zemrën..
Natën e një errësirë të qetë..
Deti na qetëson ëndjen..
Që të t’reja na bëjnë
të ndihemi perfekt..
Mos ke frikë nga nata..
Magjepsur kur hëna të thërret..
Në ujerat e një deti të qetë..
Duket sikur vellon e ndriçime
horizonti ka hedhur..
Nata, me ndihmën e ëndrrave
Të bën të ndihesh e qetë..
Nata të shëron shpirtin..
Flet gjëra që nuk i themi askujt..
Deti të jep kthjelltësinë në shpirt
Të tria të bëjnë të ndihemi më të qet..
Le të bëjmë shëtitje në kopshtin e qiellit sonte..
Lumturia e shpirtit të mos ketë fund..
Të jetojmë këtë mbrëmje nga fundi në fund..
/QendraPress/